Një zyrë turistike shqiptare në Athinë është sulmuar me bomba molotov mëngjesin e së martës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas gazetes “Kathimerini”, bombat molotov të hedhura drejt zyrës turistike kanë dëmtuar fasadën e godinës. Më pas autorët janë larguar nga vendngjarja pa lënë gjurmë.
Autoritetet greke kanë hapur menjëherë një hetim për këtë sulm, ndërsa mediat greke shkruajnë se mund të ketë lidhje me ngjarjen në Bularat të Gjirokastrës./abcnews.al