Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan udhëtoi menjëherë për në Azerbajxhan pas Samitit të NATO-s , në Bruksel. Lideri turk është takuar sot me presidentin azer Ilham Aliyev dhe së bashku shkuan në qytetin e Susa.
Qyteti u rikuperua nga Baku, pas 28 vjetësh, në përleshjet e fundit në Rajonin Autonom të Nagorno-Karabakut. Pas mbërritjes së tij në Susa, të dy udhëheqësit nënshkruan “Deklaratën e Susas”, e cila “sjell marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin e tyre më të lartë “, sipas Aliyev.
Aliyev shtoi se Deklarata e nënshkruar parashikon bashkëpunim të ngushtë në sektorët e mbrojtjes dhe ushtrisë.
“Turqia qëndron pranë Azerbajxhanit. Karabak do të rifitojë shkëlqimin e tij, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar vëllezërit tanë azerë të kthehen shpejt në shtëpitë e tyre,” tha Erdogan. g.v/abcnews.al