Reagon Berisha: Dënoj disa reagime zyrtare të Athinës e Tiranës

schedule15:39 - 29 Tetor, 2018

schedule 15:39 - 29 Tetor, 2018

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një deklaratë në rrjetet sociale për ngjarjen në Bularat.

Në çdo rast që hapet zjarr drejt policisë, kësaj të fundit i lind e drejta ligjore të neutralizojë burimin e zjarrit, shkruan ish kryeministri i cili e vazhdon sqarimin se me neutralizim nënkuptohet dorëzimi i kriminelit që hap zjarr, plagosjen e tij dhe së fundi edhe asgjesimin e tij kur dy të parat janë të pamundura.

Pavarësisht aktit të dënueshëm që vuri në rrezik forcat e rendit, ish-kryeministri Berisha i shpreh ngushëllime familjes së viktimës.Ai dënon disa reagime zyrtare të Athinës, por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike- thuhet në deklaratën e Sali Berishës për të cilin është i nevojshëm një hetim i plotë i ngjarjes.

Ai i bën thirrje për ndërprerjen e histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë, që nuk i shërbejnë as të vërtetës dhe as bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve tona e përfundon deklaratën ish-kryeministri Sali Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!