Admir Tafili, i dënuar me burgim përjetë ditën e sotme është sjellë nga qelia ku po vuan dënimin në Burrel për të dhënë deklarime në SPAK.
Tafili ka kërkuar rihapjen e dosjes për vrasjen e babait të tij, Bahri Tafili. Gjatë marrjes në pyetje, që ka zgjatur për disa orë ai ka kërkuar që hetimet të rihapen.
Gazetari i ABC, Ermal Vija mëson se për shkak se është personi që merrte porosi për të kryer vrasje nga burgu duke drejtuar një grup kriminal, pritet të japë deklarime edhe për ngjarje të pazbardhura kriminale që kanë tronditur vendin në vitet e fundit.
Admir Tafili është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi. d.b/Abcnews.al