Sërish gol në Skoci-Çeki, janë sërish çekët që shënojnë dhe autori i golit përsëri i njëjti: Patrik Schick, sulmuesi i Bayer Leverkusen.
Minuta e 52-të, kundërsulm i Çekisë dhe finalizim perfekt i 25-vjeçarit, i cili gjeti rrjetën nga mesi i fushës.
https://streamable.com/rd4c3v
Schick pa daljen e portierit skocez dhe e befasoi atë me një goditje fantastike. Goli më i bukur i Euro 2020 deri tani.
Çekia udhëheq 0-2 ndeshjen e grupit D që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë dhe Schick është autori i dy golave. /abcnews.al