Zhbllokohet ndeshja Skoci-Çeki. Dueli i grupit D në Euro 2020, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia e Kroacia, po luhet në ” Hampden Park” të Glasgout.
Goli i parë ka ardhur në fundin e pjesës së parë dhe atë e kanë realizuar çekët. Minuta e 42-të dhe finalizim i Patrik Schick.
https://streamable.com/jb26u4
Sulmuesi i Bayer Leverskusen shfrytëzoi një kros të Vladimir Coufal nga krahu i djathtë dhe tundi me kokë rrjetën e ekipit vendas. /abcnews.al