Një mjet i markës tip “Nissan” ka marrë flakë në aksin rrugor Himarë-Sarandë.
Mësohet shoferja A.D, e cila drejtonte automjet nuk ka pësuar lëndime, ndërsa bëhet me dije se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Sakaq grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2021, rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./i.k/abcnews.al/