Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Emocionohet Ruçi, socialistët në këmbë, një minutë heshtje për Finon dhe një falënderim për Metën

schedule18:20 - 12 Qershor, 2021

schedule 18:20 - 12 Qershor, 2021

Në Kongresin e PS-së që u zhvillua ditën e sotme, që përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të partisë, në fjalën e tij kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u kërkoi socialistëve që të mbanin një minutë heshtje për të kujtuar Bashkim Finon dhe 24 ish-deputetë të tjerë të PS-së që janë ndarë nga jeta.

Ta marr fjalën pas atyre që tha Megi (vajza e Bashkim Finos) sigurisht që është e vështirë, por për të nderuar mikun tonë Bashkim Fino, do të ftoja të gjithë të pranishmit, meqë kemi 30 vjetorin e partisë, 25 ish-deputetë janë ndarë nga ne. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje” tha Ruçi.



Më pas Ruçi, kujtoi themeluesit e partisë dhe kontribuuesit e 30 viteve duke i gjetur një vend në listë edhe Presidentit aktual Ilir Meta.  “Do të përshëndetja të parët, katër të rinjtë që trokitën te dera e PS, Ilir Zelën, Ngre Legisin, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën” tha Ruçi. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!