Arritje historike për gjimnastikën shqiptare, Petrov fiton medaljen e artë në Botëror

schedule15:14 - 12 Qershor, 2021

schedule 15:14 - 12 Qershor, 2021

Shqipëria më në fund arrin “të çajë” në majën e gjimnastikës Botërore dhe këtë nder ja dhuron një rus, Matvei Petrov. 31-vjeçari pasi u tërhoq nga gjimnastika, u kthye sërish, por këtë herë nën ngjyrat kuqezi dhe jo ata të atdheut të tij.

Gjatë këtyre ditëve në Osijek të Kroacisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Gjimnastikës dhe Matvei Petrov ka mbyllur garimin e tij në gjimnastikën artistike, duke fituar medaljen e artë për Shqipërinë dhe hyrë në historinë e vendit tonë si gjimnasti i parë, që arrin këtë sukses.

Ai fitoi medaljen e artë në disiplinën e kërcimit mbi kaluç, duke lënë pas kazakistanasin Kurbanov dhe hungarezin Meszaros. Një arritje e madhe për sportin shqiptar kjo e Petrov, që prej kohësh po mundohet të rrisë nivelin e gjimnastikës shqiptare me angazhimet e tij nëpër qytete të ndryshme. /abcnews.al