Uellsi dhe Zvicra po përballen mes tyre në stadiumin “Baku Olympic Stadium” të Bakusë, që përkon me duelin e dytë të Euro 2020.
Ndeshja ka nisur e zjarrtë dhe skuadra ishullore kishte një shans shumë të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 15-të.
https://streamable.com/n9rd1d
Kros nga e majta, goditje me kokë e Kieffer Moore, sulmuesit të Cardiff City. Fantastike përgjigja e Yann Sommer.
“Gardiani” i M’Gladbach fluturoi në ajër dhe shpëtoi portën e tij falë një pritje shumë të bukur.
https://streamable.com/xhxntl
Zvicra u zgjua, reagoi dhe pesë minuta më vonë ishte pranë realizimit të një goli fantastik.
Mbrojtësi i Newcastle, Fabien Schar tentoi të kapte në befasi portierin kundërshtar me një finte.
Veprim i bukur teknik i 29-vjeçarit pas krosit të Xherdan Shaqirit, por “gardiani” Danny Ward i Leicester City devijoi topin në këndore. /abcnews.al