Mos e mbani në garazh, Mini klasik shndërrohet në makinë elektrike

schedule12:40 - 12 Qershor, 2021

schedule 12:40 - 12 Qershor, 2021

Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata që kanë një makinë Mini klasik. London Electric Cars (LEC) ofron një paketë për shndërrimin e këtij modeli legjendar në një makinë elektrike.

Paketa kushton rreth 30,000 euro plus taksat dhe ndër të tjera, përfshin motorin elektrik të modelit Leaf të Nissanit.

Sipas mediave britanike, me vetëm një mbushje të baterisë me kapacitet prej 20 kWh, modeli elektrik do të mund të kalojë deri 113 kilometra.

Gjithashtu, thuhet se LEC-i do të ofrojë motor më të fuqishëm dhe bateri me më shumë kapacitet./abcnews.al