Humbja e peshës nuk është një detyrë e lehtë dhe sigurisht që kërkon përpjekje dhe ushqim të duhur.
Por çfarë ndodh kur përpiqeni të ushqeheni shëndetshëm dhe jo në sasi të mëdha por kilet në peshore nuk duket se bien?
Ka dy arsye kryesore që ia vlen të merren parasysh pasi ato mund të jenë përgjegjëse për këtë. Dy arsyet janë:
Ju nuk pini shumë ujë
Uji është aleat në humbjen e peshës. Synoni të pini të paktën tetë gota ujë në ditë, që gjithsesi është sasia e rekomanduar nga ekspertët për hidratimin adekuat të trupit.
Ju nuk bëni gjumë të mjaftueshëm
Studimet kanë treguar se gjumi i pamjaftueshëm ndikon në metabolizmin tonë. Më konkretisht, kohëzgjatja e shkurtër e gjumit, domethënë më pak se 6 orë në ditë, mund të çojë gradualisht në shtim të peshës. E njëjta gjë duket se vlen për gjumin e tepruar (mbi 8-9 orë në ditë)./abcnews.al