Një 33-vjeçare, menaxhere një qendre masazhi në Tiranë është vënë në prangat e policisë së Tiranës. Ajo, sëbashku me administratoren e qendrës, A.T. 32 vjeçe, e cila është shpallur në kërkim vinin në dispozicion qendrën e masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara. Ato iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.
“Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu falë operacionit “Extra Service 2” janë proceduar tre punonjëse të qendrës së masazhit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celualar si edhe 1 bllok shënimesh./abcnews.al