Orban vazhon luftën kundër minorancave LGBT

schedule15:46 - 11 Qershor, 2021

schedule 15:46 - 11 Qershor, 2021

Partia e Viktor Orban në Hungari ka propozuar një ligj që ndalon përhapjen nëpër shkolla të materialeve që janë cilësuar promovues të homoseksualitetit.Kjo është një lëvizje që aktivistët politikë në atë vend thanë se i ngjan ligjit që hyri në fuqi në Rusi në vitin 2013, për të kufizuar ekspozimin e minorenëve në informacione që cënojnë konceptin e familjes tradicionale.

Qeveria nacionaliste e Hungarisë, vend që do të zhvillojë zgjedhjet në fillim të vitit 2022, përgjatë vitit të fundit i ka shtuar sulmet ndaj komunitetit LGBT. Qeveria e Orban ka sanksionuar në Kushtetutë se martesa mund të jetë e pranueshme vetëm mes një burri dhe një gruaje. Gjithashtu i ka nxjerrë të jashtëligjshëm personat “transgjinorë”, duke u mohuar atyre mundësinë që gjinia e tyre të njihet me ligj.

Përgjatë ditëve të kaluara është propozuar një amendament për një ligj kundër pedofilisë, që stabilizon se të rinjtë nën moshën 18 vjeç, nuk duhet të ekspozohen para materialeve pornografike dhe materialeve që nxisin tendenca homoseksuale. Ky ligj do të jetë Iivlefshëm edhe për format e ndryshme të publicitetit.

Gjithashtu, është propozuar hartimi i një liste të organizatave të autorizuara për të zhvilluar kurse mbi edukimin seksual nëpër shkolla./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!