IKMT-së vijon aksionin, shembet platforma e betonit me një sipërfaqe rreth 30 metra katror në Manastir

schedule12:51 - 11 Qershor, 2021

schedule 12:51 - 11 Qershor, 2021

IKMT vijon punën për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në vendin tonë, sidomos përgjatë vijës bregdetare.

Në kuadër të operacionit të koduar “Bregdeti Ynë”, këtë të premte aksioni ka vijuar me prishjen e objekteve pa leje në Manastir në Sarandë.

Ndërkohë burime për abcnews.al bëjnë me dije se objekti i shembur është një  platformë betoni me një sipërfaqe rreth 30 metra katror, pronari i të cilës akoma nuk është identifikuar.

Ndërkaq kujtojmë se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje vijon prej ditësh në vendin tonë, nga Velipoja në Ksamil, ku janë shembur dhjetëra objekte pa leje.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!