Damien T., 28-vjeçari që qëlloi me shuplakë presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një vizite në Francën juglindore mund të qëndrojë pas hekurave për të paktën 4 muaj me gjykim të shkurtuar nëse dënohet me 18 muaj.
Ai do të paraqitet për gjykim të menjëhershëm. Lajmin e bënë të ditur autoritetet të enjten.
“I riu ka pranuar gjatë seancave se e qëlloi kreun e shtetit dhe se ka shqiptuar fjalë denoncuese politike”, tha prokurori publik Alex Perrin në një deklaratë.
Prokurorët po kërkojnë tashmë që 28-vjeçari të kalojë 18 muaj në burg.
Pamjet që bënë xhiron e rrjetit tregojnë momentin kur presidenti francez qëllohet ndëersa ndodhej në Tain-l’Hermitage, rreth 90 kilometra në jug të Lyon. 28-vjeçari akuzohet për “”dhunë pa paaftësi ndaj një personi që mban autoritet publik”, dhe dënimi varion nga tre vite burg në gjobë prej 45,000 €. s.b/abcnews.al/
Emmanuel Macron giflé par un homme dans la Drôme pic.twitter.com/VnpZ5ELvl5
— BFMTV (@BFMTV) June 8, 2021