Të pasurit paguajnë më pak taksa, hetimi që po tremb miliarderët amerikanë

schedule14:12 - 10 Qershor, 2021

schedule 14:12 - 10 Qershor, 2021

Pasuria sjell kaq shumë privilegje dhe mundësi, por duket absurde që miliarderët e mëdhenj amerikanë paguajnë më pak taksa se një familje normale në vend, madje mund dhe të mos paguajnë asgjë, pasi ligjet ia lejojnë.

Ky është skandali më i ri që ka shpërthyer në vend, dhe hetimet trembin njerëzit më të pasur në botë. 25 njerëzit më të pasur të Amerikës paguajnë taksa deri në 3.4 për qind ndërsa një familje amerikane normale paguan 14 për qind në rast se të ardhurat vjetore janë 70 mijë dollarë

Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Pski u shpreh se çdo përhapje e paautorizuar e informacioneve të rezervuara qeveritare, nga ana e një personi që ka akses tek këto informacione, është e paligjshme. Ajo shtoi se hetuesit po përpiqen të zbulojnë se nga kush janë nxjerrë këto të dhëna.

Nga hetimi del në pah për shembull se Jef Bezos, numri 1 i Amazon, nga viti 2014 deri në 2018-ën ka paguar kontribute në bazë të një norme prej 0.98%. Nvitin 2007, aktualisht personi i pasur në botë, nuk pagoi asgjë në taksat federale mbi të ardhurat. Dhe pronari i Tesla, Elon Musk – njeriu i dytë më i pasur në botë – në vitin 2018 nuk pagoi asgjë.

 

Çështja është se këta super të pasur nuk bëjnë asgjë të paligjshme, përkundrazi. Thjesht kanë në dispozicion strategji për shmangien fiskale, gjë e pamundur kjo për një amerikan mesatar.

Pasuria e tyre vjen si pasojë e rritjes së vlerës së paketave të aksioneve dhe pasurive të paluajtshme. Dhe e gjithë kjo, sipas ligjeve amerikane, nuk përbën të ardhura që mund të taksohen.

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë një seri propozimesh mes të cilave rritjen e taksave për më të pasurit. Ndërsa senatorët Uoren dhe Senders propozojnë një taksë për pasurinë deri në 3% për miliarderët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!