Për pandeminë e radhës ne kemi nevojë për plane jo heronj

schedule10:20 - 10 Qershor, 2021

schedule 10:20 - 10 Qershor, 2021

Nga Elisabeth Braw, Politico.eu

Kriza e koronavirusit kërkoi kreativitet dhe sakrifica, por për pandeminë e radhës duhet të sigurohemi që të kemi çdo gjë nën kontroll.

Kur COVID-19 preku Mbretërinë e Bashkuar, Portobello Road Gin – një fabrikë pijesh alkoolike filloi të prodhonte dezinfektues për policinë. Në Yorkshire, kompania e modës Burberry filloi të prodhonte rroba për punonjësit shëndetësorë, duke ia shitur ato qeverisë britanike.

Veprime të tilla ishin për tu lavdëruar për një pandemi si Covid-19. Por tani është koha që qeveritë të bëhen më serioze. Nëse pandemia tjetër na gjen në varësi të improvizimeve  nga bizneset dhe individët, nuk do të jetë një moment për të treguar zgjuarsinë njerëzore, raporton abcnews.al

Kjo do të ndodhë për shkak të një mungese të pafalshme planifikimi.

Deri më tani, ka disa shenja që ne kemi mësuar nga gabimet tona, edhe kur kujtimet e muajve të parë kaotikë, vdekjeprurës të krizës së koronavirusit do të fillojnë të zbehen. Një pjesë e problemit është tundimi për të marrë masa për pandeminë e radhës- sepse nuk jemi në gjendje të imagjinojmë se çfarë do të ndodhë më tej.

“Nëse dikush do të kishte thënë dy vite më parë … që ne në Finlandë do të duheshin 1.2 miliardë pajisje mbrojtëse personale për të trajtuar një pandemi, njerëzit nuk do ta kishin marrë seriozisht,” tha Kimmo Kohvakka, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Shpëtimit.

Edhe pse Agjencia Kombëtare e Furnizimit gjatë Emergjencave në Finlandë, NESA, kujdeset për rezerva masive, as finlandezët nuk ishin në gjendje të ruanin çdo produkt dhe përbërës që i duheshin vendit gjatë ditëve më të këqija të pandemisë.

Por Helsinki u përpoq të siguronte furnizime edhe për popullsinë relativisht të vogël të Finlandës prej 5.5 milion. Zyra Kombëtare e Auditimit e Britanisë zbuloi se vendi shpenzoi 500 përqind më shumë për pajisje mbrojtëse personale në gjysmën e parë të vitit 2020. E njëjta situatë e ngjashme ishte edhe për supermarketet, raporton abcnews.al

Pasiguria mbi ndikimin e pandemisë në furnizimet ushqimore bëri që shumica të zbrazte të gjitha dyqanet duke çuar në mungesa të disa mallrave bazë të konsumit. Në Francë, shitjet e ushqimeve të ngrira u rritën me 63 përqind nga 2019 në 2020. Në Gjermani shitjet e ushqimeve të paketuara u rritën me 56 përqind vitin e kaluar.

Në Mars të vitit 2020, BE-ja arriti në përfundimin se ishte e nevojshme një rezervë e përbashkët europiane e pajisjeve mjekësore. Rezervat e reja përfshijnë maska, ventilator, vaksina dhe pajisje të tjera, me Komisionin Europian që mbështet 90 përqind të faturës.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për të rritur stoqet mjekësore amerikane në mënyrë të ngjashme.

Por përveç pajisjeve mbrojtëse personale dhe ventilatorëve, çfarë tjetër do t’u duhet vendeve gjatë një krizë?

Askush nuk e di, sepse është e pamundur të parashikosh se cilat mallra dhe përbërës mund të kemi në mungesë nga urgjenca tjetër. Natyra e paparashikueshme e së ardhmes do të thotë që qeveritë do të kenë ende nevojë për ndërmarrje private për të ndihmuar njerëzit.

Por ata do të duhet ta bëjnë diçka të tillë me më shumë efikasitet dhe më lirë sesa gjatë pranverës së kaluar. Qeveritë dhe sektori privat mund ta fillojnë të bashkëpunojnë përpara se kriza të prekë vendet, duke zhvilluar skenarë së bashku.

Provat e krizës, të kryera nga mënyra se si ushtarakët zhvillojnë lojëra lufte, do të ndihmonin qeveritë dhe bizneset së bashku të përcaktojnë se ku do të ketë pengesa në  zinxhirët e furnizimit sipas skenarëve të ndryshëm dhe cilat hapa  do të merren për të ruajtur pajisjet e nevojshme, raporton abcnews.al

Republika Çeke ka vepruar si një pioniere – duke u përgatitur për kërcënime të ndryshme. Këto stërvitje gjithashtu mund të ndihmojnë Europën të bëhet më pak e varur nga rivalët. Prodhuesi më i mirë në botë i maskave të fytyrës, veshjeve mbrojtëse dhe përparëseve është Kina – dhe qeveria kineze ka treguar një gatishmëri për të ndërprerë zinxhirët e furnizimit në momentin që ata do ta shohin të nevojshme.

Vitin e kaluar, Pekini vendosi kufizime të eksportit në pajisjet mbrojtëse personale në kulmin e krizës, duke bërë që qeveritë e BE-së të duhet të paguajnë çmime të mëdha për furnizimet. Në mënyrë të pavarur, disa furnizime të bëra nga kinezët, të dërguara në vendet europiane, duke përfshirë Spanjën dhe Holandën,  ishin me defekt.

Ka ardhur koha të mësojmë nga ato gabime pikërisht tani para se të fillojë kriza tjetër. Të mbështetemi te prodhuesit e veshjeve mbrojtëse për të pajisur policinë dhe të krijojmë maska kirurgjikale nga palltot e vjetra të shiut është një histori kaq e bukur për t’ua treguar nipërve dhe mbesave tona.

Por nuk është një strategji e vlefshme për t’u siguruar që ata të jenë të sigurt nga një krizë e ardhshme. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!