Parlamenti Europian kërkon ndalimin krijimit të grupeve neonaziste dhe neofashiste në vendet anëtare të bashkimit europian. Dokumenti I miratuar nga depunetët denoncon dhe pandëshkueshmërinë për neofashistët në disa nga vendet anëtare.
Asnjë grup neofashist dhe neonazist në Bashkimin Europian. Në një rezolutë jo legjislative të miratuar me 355 vota, deputetët e Parlamentit Europian i kërkojnë autoriteteve kombëtare që të ndalojnë krijimin e këtyre grupeve dhe të çfarëdo shoqate tjetër që lavdëron nazismin dhe fashizmin. Ndër të tjera Parlamenti Europian denoncon dhe mungesën e veprimeve efikase në këtë aspekt, duke i lënë rrugë të lirë valës aktuale të ksenofobisë në Europë.
Pikat kryesore të dokumentit vendosin në qendër të vëmendjes pandëshkueshmërinë për neofashistët në disa prej vendeve anëtare, përplasjet mes politikanëve dhe policisë me neofashistë dhe neonazistë në disa shtete. Dhe në përfundim aktivizimin e masave të nevojshme kundër racizmit dhe ksenofobisë në stadiumet e futbollit. Për të shmangur këto dështime në sistem, Parlamenti Europian i bën apel vendeve të Bashkimit Europian që të dënojnë dhe të evitojnë krimet e frymëzuara nga urrejtja nga ana e politikanëve dhe funksionarëve publikë
Specifikisht bëhet i domosdoshëm bashkëpunimi i rrjeteve dhe mediave sociale për të ndaluar përhapjen e racizmit dhe ksenofobisë në internet. Deputetët propozojnë gjithashtu krijimin e një njësie amti urrejtje në forcat e policisë për të garantuar që këto krime do të hetohen dhe gjykohen.
Në fund vendet e Bashkimit Europian duhet të krijojnë programet e daljes për të ndaluar individë të vecantë që të largohen nga grupet neofashiste dhe neonaziste. Deputetët theksojnë rëndësinë e arsimimit për të sensibilizuar të rinjtë ndaj historisë, duke kërkuar që e vërteta mbi Holokaustin nuk duhet banalizuar. /abcnews.al

