Aktori i njohur Xhoni Dep nuk do të jetë më pjesë e sagës së famshme “Piratët e Karaibeve”. Autorët e këtij filmi kanë vendosur të largojnë nga skena një nga personazhet kryesore, ata të Xhek Sperou.
Ende një situatë e keqe për aktorin Xhoni Dep. Aktorit mund t’i duhet t’i thotë lamtumirë personazhit të tij më të rëndësishëm, ikonës së Xhek Sperou, në sagën e famshme të “Piratëve të Karaibeve”. Studio e Disnej në fakt, duke u bazuar në zërat që vijnë nga Hollivud dhe që publikohen nga Daily Mail, po planifikon kapitullin e gjashtë të filmit, dhe aty nuk figuron emri i Xhoni Dep.
Vendimi për të përjashtuar Dep dhe si pasojë eliminimin e personazhit të tij simbol Xhek Sperou, është diskutuar prej kohësh nga drejtuesit e Disnej. Synimi është suksesi i një serie të gjashtë, në një moment që ajo e fundit “Hakmarrja e Salazar” e 2017-ës nuk solli fitimet që pritej.
Përjashtimi i Dep nga kjo sagë, vjen si pasojë e komplikimeve në jetën e tij personale vitet e fundit. Që nga divorci pas akuzave për dhunë nga ish bashkëshortja e tij Amber Herd, e deri tek problemet financiare.
Dep ka qenë protagonist kryesor i pesë kapitujve të parë të piratëve në 15 vitet e fundit. /abcnews.al