Vaksina Johnson & Johnson është efektive kundër disa prej varianteve të koronavirusit, sipas disa studiuesve. Por njësoj si me vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna, J&J nuk tregoi rezultate efektive kundër variantit afrikan dhe brazilian.
Vaksina ishte efektive kundër variantit britanik dhe një varianti të identifikuar në Kaliforni. Dr. Dan Barouch i Qendrës Mjekësore Bac Israel Deaconess në Boston dhe kolegët e tij testuan gjakun e njerëzve që kishin marrë pjesë në provat e hershme klinike të vaksinës J&J.
Ata vunë re se antitrupat neutralizues – një klasë e proteinave të sistemit imunitar që lufton drejtpërdrejt dhe neutralizon trupat e huaj ishin pak më pak efektive kundër varianteve B.1.351 dhe P.1.
Studimet e vaksinave të Moderna dhe Pfizer kanë treguar se ato janë efektive ndaj varianteve të Covid-19./abcnews.al