7 deputetët që votuan kundër shkarkimit të Ilir Metës

schedule17:07 - 9 Qershor, 2021

schedule 17:07 - 9 Qershor, 2021

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim Kuvendi i Shqipërisë për herë të parë në historinë e pluralizmit votoi shkarkimin e një Presidenti.

Por fjalën e fundit për fatin e Ilir Metës e ka Gjykata Kushtetuese dhe deri atëherë, Ilir Meta është në krye të shtetit me kompetenca të plota.

E ndërsa shumica ishte absolute, përtej 94 votave që duheshin për të shkarkuar kreun e shtetit, gazetarja e ABC, Esiona Konomi ka zbuluar emrat e 7 deputetëve që votuan kundër nismës socialiste.

Deputetët që votuan kundër shkarkimit të Ilir Metës janë; Fatjona Dhimitri, Suzana Topi, Gjetan Gjetani, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi dhe Elda Hoti. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!