Deputeti Myslim Murrizi deklaroi votën pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Në foltoren e Kuvendit, ai komentoi urdhrin e presidentit amerikan Joe Biden për të bllokuar pasuritë e zyrtarëve të korruptuar në Ballkan. Murrizi u shpreh se shumë shpejt edhe BE do të bëjë një doganë të tillë për politikanët e korruptuar ndërsa me ironi tha se shpreson t’i shohë me kosë duke prerë bar pasi sipas tij nëse do futen në burg kanë kosto shumë të lartë.
“Nuk desha të merrem me atë që kanë referuar ekspertët. Në bindjen time akti i parlamentit është politik dhe moral. Ne nuk jemi parlamenti i qoftëlargut por formalisht demokratik. Nuk di pse kanë frikë të thonë që moralisht presidenti ka dalë nga binarët,. Nuk është më ai i sanksionuar në Kushtetutë. Që ditën kur u zgjodh ishte përfaqësues i maxhorancës së atëhershme. Pas tre ditësh keni ditën e emrit, Bastisjen apo kumbarllëkun.
Fiks 30 vite më parë ndryshuar emrin nga PPSH në PSSH. Atëherë 85% e juaja nuk ishte në parti. Ishte Meta me të tjerë në pagëzimin e PSSH. Deri në 2004 ka qenë me ju dhe ishte armik me ata që sot e quajnë shpëtimtar të këtij vendi. E akuzuan si vrasës, si njeriu që dha urdhër për të arrestuar Berishën, e akuzuan si hajdut kur humbi floririn në Krrabë. Ju e mbronit. Çfarë ndodhi. Thonit Ilir Meta jep dorëheqjen. Ai thotë e kam dhënë njëherë. A kanë turp, a kanë surrat. Kur e votojnë këta që unë e përmenda më parë. Unë e pas 30 vite kundërshtar politik. Nuk kam qenë në qeveri me të. A e shkarkoni ju?
Jam kënaq mbrëmë me urdhrin e Biden edhe pse nuk kam qenë tifoz me të. Nëse i plas nja dy urdhra të tjerë kanë për të më bërë tifoz me zor. Akti i Kuvendit do jetë lemonadë para ngjarjes së ndodhur në këtë vend. Kur t’i shohësh në hotele dhe motele që kanë në New York. Dashtë zoti t’i shohim me kosë bari në dorë. Nuk jam për burg se kanë kosto të madhe. Biden andej, drejtësia e re këtij, Mllefi dhe inati., Zoti jua shtoftë inati mes njëri tjetrit. Meta nuk besoj se do jetë i fundit i shpallur tradhtar. Halli i madh se ngelka një rob pa punë.
Ka 2 mln shqiptar që kanë ngelur pa punë dhe kanë ikur. Askush tjetër në 4000 burra në politikë nuk kanë arritur atë që ka arritur ky. As Berisha, as Rama, as Nano. I ka arritur të gjitha. Sot dhëntë zoti, e keni seriozisht Taulant. Shoh këto ditët e fundit që hyjnë e dalin disa që presin dekretet në shtator për ministër edhe I thonë si i bëhet me votën. Sa shumë mendojnë se do jenë të dekretuar për ministra. Këta të ndërmarrjes dhe aspiruesit e dekretit imagjinar a do e votojnë apo jo? Ka pallavra që ky kuvend është apo jo legjitim.
Le ta gjykojnë shqiptarët pas shtatorit dhe tetorit kur ngjarje të tjera të ndodhin. Besoj se shpejt edhe BE ka për të bërë një doganë të tillë. Po ra zjarr pas TEG-ut aroma e eurove të djegura do shkojë deri në Koplik. Habitem shumë me disa deklarata që sot bëjnë parimorin. Unë uroj që votimi dhe drejtësia e re të bëjnë atë që Amerika po e inicion që do ketë akoma të tjerë, si kamxhik për drejtësinë shqiptare. Uroj dhe shpresoj që shumë shpejt që kjo që sot që quhet si përmbysje bote që po ikën Meta, të duket si lemonadë në krahasim me atë që do të ndodhë më pas”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al