Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një rikthim, dy ndryshime dhe karikim nga Mancini: Italia gati për Euro 2020

schedule09:14 - 9 Qershor, 2021

schedule 09:14 - 9 Qershor, 2021

Italia është gati për ndeshjen e parë të Euro 2020. Kombëtarja e kaltër luan përballë Turqisë më 11 qershor në “Olimpico” të Romës (21:00). Ambicia dhe entuziazmi nuk mungojnë tek Italia. Roberto Mancini bën një urim për ekipin e tij në prononcimin e dhënë për Rai Uno.

Ky është një moment që bashkon gjithë Italinë, të gjithë do të bëjnë tifozllëk për vetëm një skuadër. Urime të gjithëve në këtë muaj kaq të rëndësishëm. Shpresoj të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbërrijmë deri në finalen e 11 korrikut“, deklaroi trajneri i kombëtares.

Lajm i mirë nga Marco Verratti, i cili ka lënë pas problemet fizike dhe ka nisur nga puna me topin. Italia do të zbresë në fushë me skemën 4-3-3 ndaj turqve. Dy ndryshime pritet të bëjë Mancini krahasuar me formacionin që luajti në miqësoren ndaj Çekisë, që u fitua 4-0.

Matteo Pessina ndodhet në avantazh me Manuel Locatellin. Fantazisti i Atalantës do e nisë si titullar në mesfushë, përkrah Barellës dhe Jorginhos. Ndryshimi tjetër do të ndodhë në sulm. Berardi në stol dhe Federico Bernardeschi nga fillimi, bashkë me Lorenzo Insigne dhe Ciro Immobile. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!