Ekspertët zbulojnë se ku po fshihen pajisjet e Bitcoin në Shqipëri: Sa kushtojnë dhe sa para prodhojnë

schedule21:15 - 8 Qershor, 2021

schedule 21:15 - 8 Qershor, 2021

Është e pamundur që të llogarisësh së sa kompjuetera prodhojnë monedha digjitale në Shqipëri . Megjithatë flitet që vendin tonë janë rreth 40 mijë njësi që merren me prodhimin e kriptovalutave. Në emisionin Vetting në ABC kanë marrë përgjigje shumë pyetje se si po funksionon bitcoin në Shqipëri.

Ashtu si çdo gjë tjetër në Shqipëri edhe në prodhimin e bitcoin po uzurpohet nga njerëz më pushtet dhe të lidhur më politikën. Ndërsa zona kryesore ku prodhojnë këto monedhë është aksin Tiranë-Durrës për këto arsye.

Thuajse në të gjithë botën ky është një treg i parregulluar. Askush nuk ka asnjë pengese ligjore që të kryeje transaksione mes individëve me monedhe vrituale apo ta prodhojë atë. Megjithatë persona të cilët merren duke e prodhuar apo edhe kryer transaksione duke e shitur apo blerë janë të mbuluar nga një lloj misteri, sikur kjo gjë është e ndaluar. Sipas ekspertëve kjo ndodh për dy arsye,. E para është se pjesa më e madhe e këtyre kompjuterave hyjnë në mënyrë ilegale në vend, pa doganë dhe e dyta është se këto makineri kërkojnë shumë energji që të punojnë dhe në shumicën e rasteve energjia vidhet.

Progni: Shkojnë nga 300 në 18 mijë euro.  Kjo prodhon 300-400 dollarë në ditë. Sipas investimit që bën ke edhe eficencë më të madhe. Ka rreth 40 mijë pajisje që ekzistojnë janë rreth 10% me vlerë të madhe. Ka diku 6 muaj që qeveritarë t ndryshëm bëhen miniera. Hotspote më të mëdha janë në aksin Tiranë – Durrës. Me logjikë minierën e hap diku ku ka zhvillim se ka harxhim të madh energjie. Në zona industriale dhe do shumë kohë të duket harxhimi i energjisë. Nuk është se bie në sy në fabrikat e mëdha. Nuk është e jashtëligjshme të prodhosh. Por mënyra si prodhohet dhe mënyra se si vijnë pajisjet. Se nuk shkel asnjë ligj. Por mënyra. Se si e provoi policia si tek vrasja që ndodhi tek 5 maj. Ata po bënin teste dhe ishin një gjë amatore. “
e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!