Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin Botërort të xhudos, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Xhudistja dardane mposhti serben Marica Perisic. Ajo e nisi ndeshjen fort dhe ia doli të triumfonte në duelin e zhvilluar në Budapest të Hungarisë.
Gjakova kishte mposhtur më parë polaken Julia Kowalczyk, më pas Sanne Verhagen për të shkuar në gjysmëfinale. Aty më pas u mposht nga kanadezja Jessica Klimkait. / abcnews.al