Nga Silvi Sulaj
Policia nuk ka ende asnjë pistë të qartë për vrasjen e ndodhur një natë më parë në Ksamil. Ndërkohë që personat e shoqëruar nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor në zbardhjen e ngjarjes.
Pas marrjen në pyetje ata janë lënë të lirë nga policia. “ABC” ka zbardhur detaje të reja për vrasjen e Gramoz Memajt. Katër persona e kanë pritur para banesës, biznesmenin. Sipas policisë, vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me armë tip pistoletë.
Lexo edhe: Vrasja në Ksamil, autorët e pritën biznesmenin para shtëpisë: Çfarë kanë regjistruar kamerat
Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë, megjithatë, pamjet nuk e kanë ndihmuar policinë për identifikimin e autorëve. Policia shoqëroi në komisariat disa persona, por pas marrjes në pyetje, ata u lanë të lirë.
Gramoz Memaj ishte pronar i një lokali në Ksamil dhe nuk ka precedent penal. Mësohet se ai ka pasur para disa ditësh një konflikt me disa persona. Memaj jetonte vetëm me nënën e tij dhe nuk ishte i martuar. d.b/ Abcnews.al