Krimi në familje tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Shkodrës. Fabian Vukaj ekzekutoi me armë zjarri motrën e tij Diana Vukaj, e cila ishte kthyer nga Gjermania vetëm tre ditë më parë.
Dyshohet se 55-vjeçari Vukaj e ka vrarë të motrën, ndërsa ka qenë nën efektin e alkoolit. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet që të jetë bërë pasi e motra ka refuzuar t’i lajë borxhet që ai kishte.
Gazetari Simon Shkreli raporton se vrasja mund të jetë bërë të shtunën në darkë, pasi gjatë ditës Diana Vukaj është parë në zonë nga banorët.
Lexo edhe: Vëllai vrau motrën, policia gjeti shtëpinë me shishe alkooli, viktima ndihmonte autorin me para
Ndërkaq, autori u ka komunikuar fqinjëve se ka vrarë të motrën, por ata nuk e kanë besuar për shkak të gjendjes së tij të dehur.
Diana Vukaj prej 25 vitesh jetonte në Gjermani. Mësohet se ajo ka qenë vazhdimisht në mbështetje të vëllait, i cili ka pasur probleme me alkoolin dhe me bixhozin. Pasi ka ardhur nga Gjermania në 4 qershor Diana Vukaj ka qëndruar në shtëpinë e saj në Shkodër për pak ditë pasi do të shkonte në Velipojë për pushime, ku ka edhe një banesë.
58 vjeçarja ka marrë edhe një grua për të pastruar dhe sistemuar shtëpinë në Shkoder dhe pasi pastruesja ka telefonuar disa herë Diana Vukajn gjatë së shtunës dhe të dieles kjo e fundit nuk është përgjigjur.
Mësohet se pastruesja pasi ka komunikuar edhe me një shoqe të 58-vjeçares ka telefonuar sallën operative rreth orës 22: 30 të së dielës dhe pasi policia ka mbërritur në vendngjarje ka hyrë në shtëpi dhe kanë gjetur të vrare në dhomë e saj të gjumit Diana Vukajn. Ndërsa 55-vjeçari është kapur në rrugën e lagjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma e zjarrit pistolete me silenciator. g.v/abcnews.al