Altin Avdyli pjesë e dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Has, këtë të hënë ka kallëzuar penalisht kryetaren e Gjykatës se Posaçme të Apelit Saida Dollani për shpërdorim detyre dhe ka kërkuar përjashtimin e saj nga trupi gjykues
Ndër të tjera mësohet se në kallëzimin e tij penal Avdyli shprehet se Relatoria e çështjes ka shpërdoruar hapur detyrën duke qendruar me “forcë” në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 Qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339.
Sipas tij gjyqtarja ka shpërdoruar hapur detyrën e shenjte të dhenies drejtësi dhe duke paragjykuar çështjen që në krye të herës!
Gjithashtu pjesë e kallëzimit janë edhe veprimet arbitrare të relatores znj. Dollani ndaj tij, që pavarësisht se kishte dy avokatë ne sallën e gjykimit, duke mos dhënë asnjë shpjegim nuk i ka legjitimuar ata dhe duke vazhduar me avokat kryesisht, “sa për sy dhe faqe” për të qene ne rregull procedurialisht dhe për të formalizuar nje vendim te paracaktuar me herët!
Kjo gjyqtare në emër të ligjit procedurial, kryen paligjshmëritë, ku me arrogancën ballkanike shkel te drejtat me themelore te të pandehurve.
Burimet bëjnë me dije se Kallëzimi është depozituar ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës nga Avokati Renaldi Meka.
Gjithashtu Avokat Renaldi Meka ka depozituar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Relatore Saida Dollani, pasi ajo me veprime aktive ka shkelur ligjin procedurial penal duke treguar njëanësi dhe duke dashur të “groposë” një here e perfundimisht fatin e të mbrojturit prej tij Altin Avdylit./abcnews.al