Maturantët i nënshtrohen sot provimit të gjuhës dhe letërsisë, rregullat që duhen respektuar

schedule08:47 - 7 Qershor, 2021

schedule 08:47 - 7 Qershor, 2021

Maturantët do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të dytë të maturës ku do të testohen në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 12:30 në 208 qendra në të gjithë vendin.

Nxënësit do të jenë të vendosur në klasa në bazë të një distance të përcaktuar nga MSH në kushtet e pandemisë ku në çdo klasë do ketë jo më shumë se 15 maturantë. Ata që janë të infektuar me COVID duhet ta japin provimin në sezonin e vjeshtës.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi. Më 11 qershor maturantët do të japin provimin e Matematikës, ndërsa më 15 qershor atë të lëndës me zgjedhje. /mv.abcnews.al