Ardhja në jetë e Lilibet Diana, Familja Mbretërore uron Princ Harry dhe Meghan

schedule08:44 - 7 Qershor, 2021

schedule 08:44 - 7 Qershor, 2021

Mbretëresha Elizabeth ka shprehur urimet pasi Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të dytë, Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor, ka thënë Pallati Buckingham.

Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit gjithashtu uruan çiftin në rrjetet sociale. Stërmbesa e 11-të e Mbretëreshës lindi të premten në një spital në Santa Barbara, California.

Lilibet ishte pseudonimi i Mbretëreshës kur ishte fëmijë, përcjell abcnews.al.

Pallati Buckingham tha: “Mbretëresha, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwall, dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë informuar dhe janë të kënaqur me lajmet.”

Princi Charles, babai i Princ Harry-t dhe Dukesha e Cornëall postuan në Twitter : “Urime Harry, Meghan dhe Archie për ardhjen e foshnjës Lilibet Diana. Duke i uruar të gjithë të mirat në këtë kohë të veçantë”.

Princi William dhe Dukesha dhe Cambridge thanë: “Ne të gjithë jemi të kënaqur nga lajmi i lumtur për ardhjen e foshnjës Lili.”

Kryeministri Boris Johnson i dërgoi gjithashtu shumë urime çiftit dhe lideri i partisë laburiste Sir Keir Starmer mirëpriti lajmin e mrekullueshëm. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!