Gjermania U21 është shpallur kampione e Evropës. “Pancerat” e vegjël mposhtën 1-0 bashkëmoshatarët e Portugalisë në finalen e luajtur në Lubjanë të Sllovenisë.
Gjermania luajti më mirë dhe e meritoi trofeun. Goli i fitores u realizua në minutën e 49-të. Asist i Ridle Baku (Wolsburg) dhe finalizim i Lukas Nmecha (Anderlecht).
https://streamable.com/hujys7
Sulmuesi 22-vjeçar dribloi portierin përpara se të dërgonte topin në rrjetë. Mërgim Berisha e nisi sfidën si titullar për kampionët dhe u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë.
THAT’S IT!!!! ??
GERMANY ARE 2021 EUROPEAN U21 CHAMPIONS! ???#U21EURO #GERPOR 1-0 pic.twitter.com/gJipxtPAw2
— Germany (@DFB_Team_EN) June 6, 2021
Një sukses i madh për Gjermaninë U21, që ia del të shpallet kampione e Evropës për herë të tretë në histori. /abcnews.al