Në vijim të vizitës së tij shtetërore në Austri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua me Kryetarin e Parlamentit austriak, Ëolfgang Sobotka.
Kryetari i shtetit nënvizoi se edhe Parlamenti austriak, është një përkrahës i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe rikonfirmimi i këtij qëndrimi përmes Kryetarit të Parlamentit, z. Sobotka është një lajm shumë inkurajues- tha Kreu i Shtetit.
Në kuadër të Presidencës së austriake të BE, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, e vetmja që ende nuk përfiton këtë të drejtë në rajon, edhe pse tashmë i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces. /abcnews.al