Numërimi mbrapsht ka nisur. Euro 2020 është në prag dhe tifozët e lojës më të bukur me top po presin me padurim nisjen e betejave. E para zhvillohet në “Olimpico” të Romës, aty ku do të përballen Italia dhe Turqi.
Mosha e vjetër përkthehet eksperiencë, po cilët janë “veteranët” e Europianëve? Në listën e mëposhtme renditën dhjetë lojtarët më të vjetër që kanë luajtur në kompeticionin e rëndësishëm të kombëtareve në kontinentin e vjetër.
Gjashtë prej tyre janë portierë, të cilët e kanë disi më të thjeshtë se të tjetër për të zhvilluar një karrierë sa më të gjatë. Sigurisht që nuk mungon edhe Lothar Matthaeus, ish-kapiteni i Gjermanisë.
Në krye? Një hungarez. Përveçse i famshëm për faktin që zbriste gjithmonë në fushë me tutat e tij klasike, Gabor Kiraly ka vendosur rekordin absolut. Portieri ishte 40 vjeç e 73 ditë në Euro 2016. /abcnews.al
Pascal ZUBERBUHLER – Zvicër – 37 vjeç e 159 ditë (Euro 2008)
PEPE – Portugalia – 38 vjeç e 109 ditë (Euro 2020)
Maarten STEKELENBURG – Holanda – 38 vjeç e 141 ditë (Euro 2020)
Gianlugi BUFFON – Italia – 38 vjeç e 156 ditë (Euro 2016)
Craig GORDON – Skocia – 38 vjeç e 223 ditë (Euro 2020)
Ivica VASTIC – Austria – 38 vjeç e 257 ditë (Euro 2008)
Peter SHILTON – Anglia – 38 vjeç e 271 ditë (Euro 1988)
Morten OLSEN – Danimarkë – 38 vjeç e 308 ditë (Euro 1988)
Lothar MATTHAEUS – Gjermania – 39 vjeç e 91 ditë (Euro 2000)
Gabor KIRALY – Hungaria – 40 vjeç e 73 ditë (Euro 2016)