Këngët e Ronela Hajatit gjithmonë kthehen në hite dhe shndërrohen në këngët më të komentuara të momentit. Ama ka edhe disa komente që kritikojnë rrymën dhe stilin e saj në muzikë, duke i konsideruar këngët e saj provokative dhe transgresive.
E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, Ronela iu ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që kritikojnë këngët e saj.
“Shoh shumë njerëz që thonë ‘ngele me këto këngë që i bën në mënyrë transgresive dhe provokative’, por unë kam shumë këngë të tjera që nuk i kam fare kështu dhe nuk marrin vëmendjen e duhur, sepse në fund të ditës njerëzit këto shohin. Unë kam bërë këngë të çfarëdo lloj rryme, në fund të ditës vëmendjen e marrin këngët që duhet të kërcesh, duhet të provokosh dhe nuk mund të thonë që vetëm nga ato lloj bën, por vetëm këto marrin vëmendje”, shpjegoi Ronela Hajati. /abcnews.al/