“Minaret janë bajonetat tona, xhamitë janë kazermat”, Erdogan i rikthehet poezisë së vjetër

schedule21:42 - 4 Qershor, 2021

schedule 21:42 - 4 Qershor, 2021

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zgjedhur të publikojë një poezi nacionaliste në inaugurimin  e një xhamie të re  në Zonguldak.

Bëhet fjalë për një poezi që e ka çuar në burg në vitin 1998 akuzohej për nxitje të urrejtjes fetare dhe u burgos për katër muaj.

Poezia është e nacionalistit turk  Ziya Gokalp dhe u recitua nga Erdogan kur ai ishte kryebashkiak i Stambollit, asokohe.

“Minaret janë bajonetat tona, kupolët janë helmetat tona, xhamitë janë kazermat tona, dhe besnikët janë ushtarët tanë. Feja ime po e pret këtë ushtri”, thuhet në tekstin e poezisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!