Spanja dhe Portugalia janë ndarë në barazim 0-0 në miqësoren e luajtur në stadiumin “Wanda Metropolitano”. Ishte një ndeshje pa shumë nerva dhe grintë, me Spanjën, që falë lojtarëve teknikë arriti të jetë më e rrezikshme, por pa arritur të lërë gjurmë.
Pjesa e parë ishte e zbehtë. Spanja rrezikoi me Ferran Torres dhe Marcos Llorente, ndërsa Fonte regjistroi të vetmin rrezik në portën e Unai Simon. Ndërkohë në pjesën e dytë, megjithëse nuk kishte gola, u regjistruan më shumë raste të rrezikshme.
Alvaro Morata dhe Pablo Sarabia gabuan të shënonin për Spanjën në minutat 54 dhe 58, ndërsa Jota dhe Bruno Fernandes nuk shfrytëzuan shanset për luzitanët. Më tas Ferran Torres humbi edhe një tjetër rast për iberikët dhe në pjesën e mbetur të lojës nuk kishte asnjë rast të rrezikshëm.
Kështu, mbyllet pa gola kjo ndeshje, e cila në fushë pa yje si Morata, Alcantara e Ferran Torres nga njëra anë e Ronaldo, Felix e Fernandes nga ana tjetër, por asnjëri prej tyre nuk e bëri siç duhej punën sonte. /abcnews.al