Mbi 300 mijë qytetarë në vendin tonë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja shkruan se janë mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin.
“Në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit.
Mbi 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin”, shkruan ministrja. /mv.abcnews.al