VIDEO/ E shpëton dygolëshi i Milot Rashicës, Kosova fiton ndaj Maltës

schedule19:53 - 4 Qershor, 2021

schedule 19:53 - 4 Qershor, 2021

Kosova ka mundur të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Maltës në ndeshjen miqësore, të luajtur sot ndaj Maltës në Austri. Të dy golat për dardanët i shënoi ylli i Werder Bremen, Milot Rashica.

Fillimisht ai shënoi me lehtësi në minutën e 19, duke kaluar dardanët në avantazh, por në minutën e fundit të shtesës Malta mundi të rikthehet në jetë dhe shënoi me Dimech.

https://streamable.com/xopyas

Në pjesën e dytë Kosova krijoi shumë të njëpasnjëshme. Dy rastet të pastra i kishte Lirim Kastrati, por sulmuesi i Dinamo Zagreb nuk i shfrytëzoi. Më pas loja ra në uëra të qetë.

https://streamable.com/mabdzr

Kjo ndodhi deri në minutën e 84-t, kur Milot Rashica u rikthye në skenë dhe shënoi golin e fitores së kësaj ndeshje, e cila vlen vetëm për statistikë dhe moral. /abcnews.al

https://streamable.com/uzm3vh

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!