Inteligjenca amerikane: Nuk ka prova se ekzistojnë UFO-t

schedule11:26 - 4 Qershor, 2021

schedule 11:26 - 4 Qershor, 2021

New York Times ka publikuar pjesë të raportit zyrtar të shërbimit amerikan të inteligjencës për mjetet fluturuese të paidentifikueshme. Në raportin që i do i dorëzohet kongresit amerikan në 15 qershor, thuhet se nuk ka prova që janë alienë por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia të jenë të tillë.

Gjithashtu theksohet se nuk bëhet fjalë për teknologji amerikane. Një element i rëndësishëm sepse sipas dëshmive të personelit ushtarak, këto objekte fluturuese shfaqin lëvizje që nuk kryhen nga mjete fluturuese ushtarake apo civile që njihen.

Raporti analizon dhe episode që përfshijnë ushtarë të huaj, dhe shërbimi amerikan i inteligjencës mendon se të paktën disa nga këto fenomene mund të jenë pjesë e teknologjisë eksperimentale të një pushteti rival: ndoshta Rusia ose Kina. Vende këto që kanë teknologjinë për shpejtësinë super sonike.

Një skenar i ngatërruar, sidomos për sigurinë kombëtare. Një fenomen i padeshifrueshëm dhe jashtë kontrollit ushtarak: shumë më pranë fantashkencës se sa teknologjisë. Dhe shërbimi amerikan i inteligjencës pranon se nuk di asgjë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!