Është zhvilluar sot në Gjykatën e Shkallës së parë Lushnjë, seanca për masën e sigurisë për Sofokli Shanin, autor i vrasjes se Rako Qorrit dhe plagosjes së djalit të tij Kejdi Qorri.
Gjykata ka vendosur arrest me burg për autorin e ngjarjes, Sofokli Shanin.
Lexo edhe: Sherr në lokal, lushnjari vret pronarin, plagos të birin
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Fieri i Ri në Krutje, ku si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të Roko Qorrit, Sofokli Shani vrau me armë zjarri 62 vjeçarin dhe plagosi djalin e tij, 31 vjeç Kejdi Qorri.
/abcnews.al/