Një 30-vjeçar në Kurbin është arrestuar pasi është kapur duke tentuar që të kultivonte lëndë narkotike. E. Ç., 30 vjeç, banues në Kurbin pasi u kap në flagrancë, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Bregu i lumit Mat”, në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike që plotëson kushtet e armës së ftohtë.
Nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. /abcnews.al/


