VIDEO/ Euro U21: Gjermani-Portugali finalja e madhe, një shqiptar pranë trofeut

schedule22:58 - 3 Qershor, 2021

schedule 22:58 - 3 Qershor, 2021

Gjermani-Portugali është finalja e madhe e Euro U21. Kompeticioni i skuadrave kombëtare të 21-vjeçarëve po shkon drejt fundit. Luzitanët fituan “derbin” me Spanjën 1-0 në gjysmëfinalen e parë. Dueli u vendos nga një autogol i Jorge Cuenca në minutën e 80-të.

https://streamable.com/g262ja

I pafat mbrojtësi i Almeria, aty ku luan edhe Ivan Balliu. Festë e madhe te Portugalia që nëse ia del të mposhtë “Pancerat” e vegjël, do të bëhet i pari shtet që fiton Euro U17, Euro U19 dhe Euro U21 me të njëjtin gjeneratë dhe brez lojtarësh.

https://streamable.com/t0zqab

Emocionuese ishte edhe sfida tjetër gjysmëfinale. Gjermania fitoi 2-1 ndaj Holandës. 29 sekonda i mjaftuan gjermanëve për të kaluar në avantazh me anë të Florian Wirtz. Talenti i Bayer Leverkusen realizoi një gol edhe më të bukur shtatë minuta më vonë.

https://streamable.com/oq9any

Kaq për pjesën e parë, teksa skuadra tulipane hapi ndeshjen në mesin e pjesës së dytë. Mbrojtësi i Ajax, Perr Schuurs u ndihmua edhe nga një pasiguri e portierit kundërshtar, por Gjermania ia doli t’i menaxhojë shumë mirë minutat e mbetura.

https://streamable.com/8v6wx2

Mërgim Berisha i Salzburg, u aktivizua nga fillimi dhe luajti 84 minuta për Gjermaninë, që do të diskutojë trofeun e madh ndaj moshtarëve të Portugalisë më 6 qershor në Ljubjanë të Sllovenisë (20:45). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!