Filipçe: Ora policore do të hiqet nëse pas 15 qershorit vazhdon ulja e infektimeve

schedule14:24 - 3 Qershor, 2021

schedule 14:24 - 3 Qershor, 2021

Në mbledhjen e ardhshme Komisioni për Sëmundje Infektive mund ta heq orën policore e cila është në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, këtë të enjte ka bërë me dije se në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, do të mbahet para 15 qershorit, në të cilën mund të miratohet shfuqizimi i orës policore, e cila është në fuqi prej 00:00 deri 04:00.

Informacioni që e pamë sot se në 24 orët e fundit në klinikat e Shkupit nuk është pranuar asnjë pacient i ri, është i shkëkqyeshëm. Mbledhja e radhës e Komisionit për Sëmundje Infektive do të jetë para 15 qershorit. Nëse vazhdojnë këta numra pas 15 qershorit, do të ketë lehtësim shtesë të masave, para se gjithash mendoj për orën policore, si dhe rekomandime për ngjarje tjera”, tha Filipçe.

Ai njoftoi se edhe përkundër uljes së numrit të infektimeve me koronavirus, sistemi shëndetësor do të vazhdojë të përgatitet për valë të re eventuale të COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!