U dënua me dy vite burg, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimon vendimin e GJKKO

schedule14:12 - 3 Qershor, 2021

schedule 14:12 - 3 Qershor, 2021

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Ankimi është dorëzuar këtë të enjte në Gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin. Më 20 maj, GJKKO vendosi të dënojë me 2 vite burg ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Po ashtu ai nuk do të ushtrojë funksion politik për 5 vite.

Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror si dhe një apartament në qytetin e Durrësit.

Llalla u akuzua për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.  /abcnews.al/