Në Aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit këtë të mërkurë është arrestuar Boban Tomovski, që konsiderohet si bashkëpunëtori i mafiozit të njohur turk, Sedat Peker.
Peker ka trazuar Qeverinë turke, me pretendimet për përfshirjen e zyrtarëve të saj në korrupsion.
Mediat vendase bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë i mundur në momentin që ai ka ishte gati të shkonte në Egjipt përmes Turqisë.
Ndër të tjera thuhet se i arrestuari dyshohet se është i përfshirë në aktivitete të rënda kriminale dhe në shitje droge.
Sipas informacioneve Peker dhe shteti maqedonas i arrestuar sot në Stamboll kanë lidhje të ngushtë bashkëpunimi në aktivitetet e tyre kriminale.
Gjithashtu në hetim në lidhje me këtë rrjet mafioz është edhe Atilla Peker, vëllait i kreut të organizatës së krimit të organizuar, Sedat Peker, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e gazetarit Kutlu Adalı në Qipro.e.su./abcnews.al