Dy ditë pas martesës, gruaja i dhuron veshkën ish-bashkëshortes së burrit

schedule07:38 - 2 Qershor, 2021

schedule 07:38 - 2 Qershor, 2021

Pas dhjetë vitesh lidhje, Debby Neal-Strickland i jep fund beqarisë duke u martuar me të dashurin e saj.

Mirëpo, dy ditë më vonë, ajo bëri një gjest të jashtëzakonshëm, vuri në trup veshjen e spitalit dhe i dhuroi veshkën Mylaen Merthes, ish-gruas së bashkëshortit të saj.

Një ngjarje e pazakontë, por historia e Jim Merthet dhe dy grave të tij është një testament se si dashuria dhe përkushtimi triumfojnë edhe në ndarje.

59-vjeçarja Mylaen, ka vuajtur nga sëmundja e veshkave. Vëllai i saj i ofroi njërën veshkë, por nuk ishte e përshtatshme, kështu që Debby doli vullnetare.

Jim dhe Mylaen janë divorcuar për afër dy dekada më parë, por ata janë ende miq dhe kanë së bashku dy fëmijë.

Pas disa muajsh testimesh dhe me gjendjen me pandeminë Covid-19, transplanti për Mylaenin u caktua dy ditë pas martesës së Jimit dhe Debbyt. Debby donte ta shtynte martesën, por miqtë nuk e lejuan. Ata u martuan më 22 nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!