Mino Raiola nuk dorëzohet, tre klube “vërsulen” për Erlind Haaland

schedule21:58 - 1 Qershor, 2021

schedule 21:58 - 1 Qershor, 2021

Borussia Dortmund nuk e shet dhe drejtuesit e klubit gjerman e kanë thënë disa herë. Gjithsesi Mino Raiola po bën çmos që të gjejë një blerës për goleadorin norvegjez, i cili u zgjodh edhe lojtari i vitit në Bundesliga.

Menaxheri i njohur dëshiron ta transferojë që këtë verën, pasi në korrik të vitit 2022 hyn në fuqi klauzola e lirimit për 75 milion euro. Nicolo Schira shkruan se Real Madrid dhe Chelsea janë të interesuar për Haaland.

Për të mendon edhe Manchester City, por trajneri Pep Guardiola preferon më shumë të marrë nga Tottenham anglezin Harry Kane. Sulmuesi do të largohet nga “Spurs”-at dhe mbetet të shihet se sa e shesin xhevahirin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!