Asteroidi i madh do t’i afrohet sot Tokës, NASA në gatishmëri të plotë

schedule18:19 - 1 Qershor, 2021

schedule 18:19 - 1 Qershor, 2021

Një asteroid i madh pritet të kalojë sot mjaft afër Tokës në rreth 4.5 milion milje (7.2 milion kilometra), sipas Laboratorit të Jet Propulsionit të NASA-s .

Ky asteroid, i quajtur 2021 KT1, është rreth 183 metra.  Sipas Usatoday, NASA e ka kategorizuar  asteroidin si “objekt potencialisht të rrezikshëm”, sepse ka një madhësi që tejkalon 150 metra dhe ndodhet 7.4 milion kilometra nga planeti ynë.

Sipas NASA-s, asteroidi do të kalojë afër Tokës me një shpejtësi prej 64,300 km/h. Edhe pse objekti qiellor nuk pritet të godasë Tokën, NASA e ka vendosur atë nën mbikëqyrje.

Megjithatë, nuk është i vetmi asteroid që i është afruar Tokës. Në fakt, një tjetër që u bë i njohur si 2021 GW4 u gjet në prill 19,312 kilometra larg sipërfaqes së Tokës, duke udhëtuar me 30,094 km/orë. Astronomi Gianluca Masi, themelues i projektit Virtual Telescope, tha se ishte një “takim jashtëzakonisht i afërt”.

Nga ana tjetër, katër asteroide më të vegjël me madhësinë e një aeroplani ose të një shtëpie pritet të kalojnë pranë Tokës nga e hëna në të mërkurë, por asnjëri prej tyre nuk konsiderohet “potencialisht i rrezikshëm”.

Sipas NASA , asteroid përcaktohet si fragmente shkëmbinjsh të mbetura nga formimi i sistemit diellor 4.6 miliardë vjet më parë. Normalisht, ata janë në orbitë rreth diellit, por ndonjëherë devijojnë nga rruga e tyre orbitale për shkak të tërheqjes gravitacionale të planetëve, përcjell abcnews.al.

Shkencëtarët pretendojnë se evolucioni i planetit ka të ngjarë të vijë nga përplasjet e objekteve afër Tokës, të tilla si kometat dhe asteroidet. Një teori e tillë gjithashtu mbështet zhdukjen e dinosaurëve 66 milion vjet më parë.

Objektet që godasin tokën mund të mbajnë akull ose molekula me bazë karboni, të cilat janë thelbësore për mbijetesën e kafshëve dhe bimëve dhe shkaktojnë ndryshime gjeologjike.

Megjithëse Toka nuk është goditur rëndë nga asteroidët për dekada, ka asteroide të vegjël që kalojnë midis Tokës dhe orbitës së Hënës disa herë në muaj.

Agjencia Hapësinore e SHBA studion mënyra për të parandaluar goditjet e asteroideve në rast se dikush paraqet vërtet kërcënim të madh për Tokën. Një nga këto teknika quhet “tërheqje graviteti”, e cila përfshin një anije kozmike që përdor gravitetin reciprok nga një satelit për të ndryshuar rrugën e asteroidit. Kjo metodë, megjithatë, është ende në shqyrtim. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!