Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për prova shtesë në qarkun Vlorë

schedule11:30 - 1 Qershor, 2021

schedule 11:30 - 1 Qershor, 2021

Kolegji Zgjedhor me një vendim të fundit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të dorëzuar prova shtesë për zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Vlorës.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, u refuzua kërkesa e PD për dorëzimin e provave të reja për qarkun e Gjirokastrës.

Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike, vijon ankimimet për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, ku kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në disa zona. /abcnews.al/